Tiranë-Një 37- vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se përndiqte një vajzë në mënyrë të vazhdueshme.
Sipas policisë, 37 vjeçari me inicialet F.V në momentin që është vënë re nga policia, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe është dëmtuar.
Si pasojë e dëmtimit të marr, ai është dërguar në spital për mjekim.
‘Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 7, arrestuan shtetasin F. V., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase në mënyrë të vazhdueshme. Në momentin që është vënë re, gjatë tentativës për t’u larguar, dyshohet se është hedhur nga një lartësi dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën’, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.