TIRANË- Një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti në rrugën “Don Bosko” në Tiranë gjatë mesnatës. Personi A. K. ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Pas konfliktit për motive të dobëta, autori 50-vjeçar i identifikuar si Argjir Dusha banues në Tiranë është arrestuar dhe mjeti prerës i llojit thikë me të cilën plagosi 45- vjeçarin është sekuestruar.
Autori u arrestuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajta pa leje e armëve të ftohta”, ku materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.