TIRANE- Dy vëllezër janë qëlluar me armë zjarri mesditën e kësaj të premte në një lokal në lagjen Bathore të bashkisë Kamzës.
Të plagosur kanë mbetur A. B. dhe A. B., të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës, ndërsa në prangat e policisë është vënë autori i ngjarjes L.C, 16-vjeç.
Gjendja shëndetësore e të plagosurve mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 17.03.2017, rreth orës 16:25, në lagjen Nr.1, Bathore, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, ku kanë mbetur të dëmtuar dy shtetasit, A. B. dhe A. B. (vëllezër), të cilët ndodhen në S. Q. U., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar shtetasi L. C., 16 vjeç.
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 pistoletë dhe 1 armë gjahu.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimim e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com