Tiranë- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme (23 Shtator) në kryeqytet.
Policia e Tiranës bëri me dije se u njoftua nga Urgjenca e QSUT se ishte paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën një 42-vjeçar.
Menjëherë pas sinjalizimit nisën hetimet dhe u mor në pyetje i dëmtuari me inicialet G. S., banues në Shkozë. Nga këqyrja e kryer rezulton se ai kishte një plagë në këmbë, me mjet prerës. Policia ka arrestuar si atuor të dyshuar Viserjon Metukun, 30-vjeç dhe Gëzim Gashi, 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Policia sqaroi se:
“Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar”.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema, raporton ndër të tjera se i plagosuri është shprehur se nuk ka arritur që të shikojë se kush e ka qëlluar me thikë. Sipas tij, nuk e ka identifikuar autorin e krimit, madje as vendin e ngjarjes se ku e kanë plagosur, pasi shprehet se nuk e mban mend. Ai dyshohet si përdorues i lëndëve narkotike.
Rrethanat dhe motivet e krimit mbeten ende të panjohura, teksa pritet që të sqarohet dinamika, verifikohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë dhe plotësimit me dakte dhe dëshmi.
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar për plagosjen me thikë në Tiranë 42-vjeçarin G.S, banues në Shkozë. Policia ka arrestuar Viserjon Metukun, 30-vjeç dhe Gëzim Gashi 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
42-vjeçari përfundoi me plagë në këmbë në QSUT, dhe rezultonte se ishte plagosur me mjet prerës.
'Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë dy autorët e dyshuar, shtetasit V. M., 30 vjeç, dhe G. G., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ditën e sotme, këto dy shtetas, për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin G. S., 42 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tyre për veprën penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë.'- njofton policia.