Tiranë/ Plagosja e 16-vjeçarit nga sherri me thika në lokal, reagon mjeku: Dëmtim i vështirë në qafën e fëmijës, natë e vështirë, mund të na ikte nga duart
Foto e publikuar nga mjeku ku tregohet dëmtimi që ka marr 16-vjeçari
Ditën e djeshme 42-vjeçari Petrit Bilibashi ka goditur me kaçavidë dy persona, Mareglen Thaçin dhe Ruzhdi Llaçin. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrugën "Kostandin Kristoforidhi", gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Por, njëri prej të plagosurve, një 16-vjeçar, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën , mori një dëmtim serioz, për shkak se goditja i kishte shkaktuar një dëmtim shumë të vështirë në qafë, në arterien vertebrale.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ish-Drejtori i Spitalit të Traumës dhe aktualisht mjek në këtë spital, Arben Zenelaj ka postuar një foto nga dëmtimi që kishte marr 16-vjeçari dhe tregoi rreth vështirësive që hasi stafi i mjekëve për shkak të rrezikut.
“Nuk ka sodisfaksion me te madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq me tepër një 16 vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e : Si do ja dalim? Nate e vështire kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur ne çdo moment mendonim se mund te na ikte nga duart një fëmije. Kujdes! Jeta një here vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e nje shoqerie normale-emergjence kombetare.”, shkruan mjeku në Facebook duke postuar dhe një foto të plagës që kishte marr i riu si pasojë e goditjes.
Lajmi kryesor:
Goditi me kaçavidë dy persona në një lokal në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari, reagon mjeku: Dëmtim i vështirë në qafën e 16-vjeçarit, natë e vështirë, mund të na ikte nga duart
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?
-
Po
10.2%
-
Jo
85.8%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 2712
Lajme të tjera
-
Veliaj: Nga 1 janari 2025 autobusët falas për pensionistët! Grupi i molotovit po përpiqet të pengojë çdo punë të mirë në qytet
9 Maj, 12:13
-
Protestat me molotov para bashkisë së Tiranës, ndalohet protestuesi nga Kruja
9 Maj, 10:45
-
Abuzim me tenderin 143 mln lekë në UKT, dërgohen për gjykim 3 punonjësit dhe biznesmeni! Favorizuan ‘W Center’ edhe pse s'përmbushte kriteret (EMRAT)
9 Maj, 09:50
-
Tiranë/ U filmua duke kapur prej flokësh nënën e tij, arrestohet djali në Allias
8 Maj, 20:00
-
Nënkryetarja e bashkisë Tiranë, Jonida Halili në Report Tv: Shumë shpejt nis puna për linjën e autobusëve elektrikë
8 Maj, 19:57
-
Java e Europës/ Të rinjtë tryezë diskutimi mbi procesin e integrimit me zyrtarët e qeverisë
8 Maj, 17:42
-
U shpallën kampione të Shqipërisë, Veliaj takon ekipin e Tiranës në basketboll për vajza: Bashkia po investon më shumë në sport
8 Maj, 16:22
-
Akuzohet për abuzim me të mitur dhe pornografi, Gjykata e Lartë lë në burg mjekun Dervish Hasi
8 Maj, 16:05
-
Ministri Balla: Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë
8 Maj, 13:26
-
Transporti i gjelbër, taksitë elektrike dhe transformimi i Piramidës tërheqin vëmendjen e mediave gjermane
8 Maj, 10:54
-
I dënuar për mashtrim kompjuterik, arrestohet 56-vjeçari
8 Maj, 10:03
-
Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë
7 Maj, 18:24