Tiranë, 40 vjeçari qëllohet me kaçavidë në Yzberisht! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim (EMRI)

Tiranë, 40 vjeçari qëllohet me kaçavidë në Yzberisht! Policia identifikon autorin, shpallet në kërkim (EMRI)

Tirane- Tjetër ngjarje kriminale në Tiranë. Një 40 vjeçar është plagosur me kaçavidë. Shqiptarja.com mëson se i plagosuri është Klajd Kapidani.

Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme (24 gusht) rreth orës 20:00  në rrugën 'Besim Alla', në Yzberisht.

Kapidani është dërguar në dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.08.2024, rreth orës 20:00, në rrugën "Besim Alla", është dëmtuar dyshohet me mjet prerës, shtetasi K. K., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pasi në zonën e "Astirit' Amarildo Hoxhallari u godit disa herë me thikë nga Darmend Keli, 25 vjeç. 34 vjeçari humbi jetën në spital. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia