TIRANE-Policia ka vendosur në pranga një 55-vjeçar, pasi po qarkullonte me armë zjarri në makinë.
 
Pas informacioneve Ramazan Tanushi është ndaluar në autostradë, ndërsa pas kontrollit në makinën e tij tip "Ford" u sekuestrua një armë zjarri "Kallashnikov".
 
Tanushi e kishte fshehur armën në bagazhin e mjetit, ndërsa pas arrestimit 55-vjeçari po merret në pyetje.
 
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja e armve dhe municionit luftarak", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com