TIRANE-Shkatërrohet një tjetër rrjet prostitucioni në Tiranë. Policia e kryeqytetit ka arrestuar pronaren e një qendre estetike, ndërkohë që 3 vajza që ushtronin prostitucion, njëra prej tyre 14 vjeç dhe 3 klientë do të ndiqen në gjendje të lirë.
Aksioni i policisë është zhvilluar ditën e premte në një qendër estetike në Tiranë. Polica thotë se kishte marrë informacione se në një ambient i cili përdorej për masazh, ushtrohej edhe prostitucion kundrejt pagesave ekstra nga klientët.
Drejtuesja e këtij grupi ishte pronarja e qendrës estetike E.I 38 vjeç, e cila tashmë është arrestuar. 38-vjeçarja i ftonte vajzat që të punonin si masazhatore në këtë qendër estetike.
Më pas ajo iu thoshte atyre se nëse klientët ua kërkonin duhet të kryenin edhe marrëdhënie seksuale me ta dhe për këtë do të paguheshin ekstra.
Ndërkohë po pronarja e kësaj qendra estetike u ofronte klientëve shërbime ekstra duke u thënë se vajzat do të ishin në dispozicion të tyre nëse paguanin 50-10 mijë lekë të reja më shumë. Ky aktivitet ushtrohej prej 5 muajsh në këtë qendër estetike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com