TIRANË - Teksa po zhvillohej protesta e PD-së para bashkisë së Tiranës, një efektivi të policisë i ka rënë të fikët.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema, duket polici pa ndjenja që është marrë prej kolegëve të tij para bashkisë.
Sakaq, pranë vjen një automjet policie ku futet brenda efektivi pa ndjenja për tu dërguar në spital.
Momenti kur policit i ka rënë të fikët ka sjellë edhe panik tek qytetarët që kishin dalë për të protestuar para bashkisë duke u afruar pranë efektivit.
revolucioni in vitro. kryengritje tek komunalja.
PërgjigjuKomunale që grabit qindra miliona euro