Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
Protesta e Rithemelimit para bashkisë
Policia e shtetit ka bërë me dije masat që do të merren ditën e nesërme në kuadër të protestës që do të mbajë opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës në orën 10:00.
Bëhet me dije nga policia se nesër që nga ora 09:45 e në vijim do të bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në bulervardin kryesor pranë bashkisë së Tiranës dhe i bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të gjejnë rrugë alternative deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
'Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, në orën 09:45 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.', thuhet në njoftimin e policisë.
Këto masa vijnë, pasi në dy protestat e fundit të zhvilluara nga Aleanca dhe Rithemelimi u hodhën lëndë plasëse molotovë, saqë njëra prej tyre rrezikoi jetën e një punonjësi policie.
Policia u bën thirrje organizatorëve dhe pjesëmarrësve të shmangen nga çdo akt dhune dhe të respektojnë ligjin.
'Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.', vijon më tej njoftimi.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
63.9%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 3350
Lajme të tjera
-
Rikthehet 'Tirana pa makina', aktivitete në qendër të kryeqytetit! Ja si ndryshon qarkullimi i mjeteve
5 Maj, 07:19
-
Nesër ‘Dita pa makina’ në Tiranë, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve
4 Maj, 22:27
-
Zbrazja e Shqipërisë, 'amnistia' Bardhi dhe liria e shtypit
4 Maj, 21:54
-
Tiranë/ Lavatriçja shpërthen gjatë procesit të larjes, plagoset 69-vjeçarja
4 Maj, 21:40
-
Aksident tragjik në Tiranë! Makina përfundon në lumin Lana, humb jetën shoferi
4 Maj, 21:28
-
Profil/ Nënë Adilja, 74-vjeçarja që shet trëndafilat e bahçes: Gjunjët më dhëmbin, por pa punë s’rri dot! Të gjithë më respektojnë
4 Maj, 15:45
-
Rindërtimi/ Gati 404 apartamente në Vorë, Rama: Janë si të jesh në mes të Tiranës, por i keni falas, atje kushtojnë shumë
4 Maj, 15:29
-
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përfundon mbi bodurë
4 Maj, 14:54
-
‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’: Dëgjoni dhe popullin se djalli s’është aq i zi sa duket
4 Maj, 13:13
-
Rikthehet nesër 'Tirana pa makina', Veliaj: Një ditë e mbushur me kërcim, sport dhe plot aktivitete të tjera
4 Maj, 11:46
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj, 11:15
-
Tiranë, kontrabandë me ilaçet, arrestohen 2 persona, pronarë të një farmacie dhe një depoje (EMRAT)
4 Maj, 09:54
Protestoni për Kullat e Betonit,edhe aty Poshtë Digës së Liqenit artificial,mbi Kolektorë do bëhen nga 5 të tjera.. Monstruoze!
PërgjigjuÇyri jan këta trima që bojnë gjullurdi?A mundet të më thoni se për nur tALLAUT do ti varrë në mes të mexhilisit.Ju kuptoj pu onjës të policis,por nuk kuptoj dot "respektin,e tepruar ndaj drejtuesve të përdoruesve të mjeteve të dhunës.Ddejtues përdorni mjetet në mëyrë PROPOCIONALE me palën shkelëse të LIGJEVE.
Përgjigju