TIRANË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Tiranë, ku një punonjës i Gardës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë ditën e sotme rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit. Ndëkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, gardisti ka ndërruar jetë te Trauma.
37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.
Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit.
“O DIELLI im, o YLLI me i bukur i qiellit, o ENGJELLI me i bukur i parajses ,motren e ka marr malli qe tani per ty, zemren time ma more Ti sot me vete. Prehu ne paqe i shtrenjti im,shpirti im…
Do te te dua perjetesisht deri ne diten qe do jemi bashke dhe pertej asaj jete. Qofsh i parajsesh Vellai im”, shkruan ajo.