Tiranë-Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet.
Një punonjës i Gardës së Republikës ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit. Gardisti është identifikuar si Henri Haxhiaj.
Sipas informacioneve paraprake ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.
Efektivi i plagosur po transportohet në spital me ambulancë.
Ende nuk dihen shkaqet që e çuan punonjësin e Gardës të ndërmerrte një veprim të tillë.
“Më datë 15.10.2024, në Qytet Studenti, në banesën e tij, ka qëlluar veten me armë zjarri, shtetasi H. H., rreth 37 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
37-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, informoi sot policia.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni. Por nuk dihet nëse kurohej akoma.