TIRANË-Policia njofton se ka ndaluar përmbaruesin gjyqësor privat, Baftjar Nelaj 50 vjeç.
 
Ndalimi i tij është bërë pasi ka vazhduar të ushtroj detyrën si përmbarues privat edhe pas heqjes së certifikatës.
 
Sipas policisë, Baftjar Nelaj edhe pasi i është hequr licenca, ka vijuar me kërkesa, urdhra ekzekutimesh dhe sekuestrosh në tre subjekte të ndryshme.
 
Baftjar Nelaj është një emër i njohur, pasi pak kohë më parë gjykata e shpalli fajtor për armëmbajtje pa leje.
 
Njoftimi i policisë
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
-Kopje të shkresave të cilat vërtetojnë se pas heqjes së licencës ky përmbarues në kundërshtim me ligjin nr.10031, dt.11.12.2008, ka vazhduar ushtrimin e detyrës duke sjellë pasoja ndaj 3 subjekteve.
 
Ky shtetas ka rezultuar me preçedent penal pasi është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake" parashikuar nga Neni 278/2 i Kodit Penal.
 
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com