Dhjetëra qytetarë kanë nderuar në homazhe aktivistin 26-vjeçar të lëvizjes "Vetëvendosje" që ndërroi jetë dy ditë më parë në paraburgimin e Prizrenit.
As shiu i lehtë nuk i ka shuar dot flakët e qirinjve që u ndezën para fotos së vendosur në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë.
Në sytë e miqve të Astrit Deharit dhimbja shprehet përmes lotëve. Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile dhe pedagogu i njohur, Elvis Hoxha e konsideron mikun e tij të burgosur politik në 2016-ën i cili ndërroi jetë në paraburgim në kohën që Prokurori kosovar ishte në përpjekje për të gjetur fakte për dënimin e tij.
Hoxha bën përgjegjës për këtë ngjarje autoritetet kosovare.
Por pyetja që shtrohet nga Elvis Hoxha është se ku është Komiteti i Helsinkit apo Avokati i Popullit në Shqipëri, institucione këto që nuk iu bashkuan këtyre homazheve.
Por kur do të bëhet drejtësi për humbjen e jetës së aktivistit të lëvizjes Vetëvendosje? Elvis hoxha ka këtë përgjigje.
Ndërsa përfaqësuesi i lëvizjes "Vetëvendosja" Arbër Zaimi kujton se Astrit Dehari la pas miq që e duan idealin e tij, familjarë të tij e bashkëshorten shtatzënë.
"Astriti ka qenë një shembull për të gjithë ne, punëtor dhe i palodhur. Sot nderojmë jetën e Astrit e cila edhe pse e shkurtër, ka qenë plot kuptim", u shpreh Zaimi.
Në nderim të Astrit Deharit u ndezën qirinj e u vendosën lule.
Aktivisti i Vetëvendosjes u nda nga jeta për shkaqe të paqarta dy ditë më parë në paraburgimin e Prizrenit, ku vuante masën e arrestit me burg si i përfshirë në atentatin me bombë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
/Shqiptarja.com

FOTO