TIRANE- Radhë të gjata për të bërë pagesën e kolaudimit të makinave. Qytetarët ankohen për funksionimin e vetëm një sporteli për të bërë pagesën e kolaudimit.
Ata e cilësojnë skandaloz shërbimin, ndërsa kërkojnë që kompania SGS që ka marrë koncesinarin e kolaudimit të përmirësojë kushtet.
Report Tv sjell pamjet ditën e sotme nga pika e kolaudimit, ku duket qartësisht radha e gjatë e qytetarëve që presin për të marrë shërbimet, ndërsa punohet me vetëm një sportel.

Komento
Komente
