Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13

Tiranë/ Rehabilitohen tre rrugë të tjera në Lagjen Nr.13

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar tre rrugë të tjera në lagjen Nr. 13 në kryeqytet. Rrugët “Pinari” dhe “Selitë e Vjetër” tashmë janë vënë në shërbim të banorëve të këtij komuniteti duke lehtësuar lëvizjen e mjeteve dhe qytetarëve!

Gjithashtu ka përfunduar dhe rehabilitimi i shtresave të asfaltit në rrugën “Kodra e Diellit”.  Punëtorët së bashku me makineritë punuan intensivisht për rehabilitimin e këtyre rrugëve të rëndësishme dhe të rrugicave përreth duke transformuar në këtë mënyrë jetesën e banorëve të kësaj zone.

Pak javë më parë, Bashkia e Tiranës rehabilitoi dhe shtresat e asfaltit në rrugën “Eduart Mano” në Lagjen Nr.13 Sot kjo njësi është kthyer në një kantier pune, ku kopshtet, shkollat, terrenet sportive dhe rrugët po bëhen sipas standardeve më të mira.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Berishës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet

Duka në ‘Repolitix: Në 2025 PAA në zgjedhje, por ju unë si deputet