Rithemelimi protestë dhe përplasje me policinë, molotov e flakë te Bashkia! Veliaj: Skenat e '97 s'kanë vend në Tiranën e 2024 (FOTO+VIDEO)

TIRANE- Një protestë e zhvilluar sot (11 prill 2024) nga Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për dorëheqjen e Erion Veliajt përfundoi në përplasje me policinë para Bashkisë së Tiranës. Protestuesit hodhën molotov, tymuese dhe mollë e tentuan të heqin gardhin metalik për tu futur me forcë në institucion. Në protestë nuk munguan mesazhet politike për lirimin e Berishës, ndërsa e pranishme ishte dhe vajza e tij, Argita Malltezi.

Efektivët e Policisë së Shtetit, të organizuar për mbarëvajtjen e protestës, tentuan të largohen për t’i shpëtuar flakëve, ndërsa të tjerë mbajnë duart në vesh prej shpërthimit të fortë.

Protestuesit kanë hedhur molotov në hyrjen e godinës, ndërsa kanë tentuar të çajnë gardhin metalik dhe janë përplasur me policinë.

Protesta e dytë, e cila vjen pas arrestimit të disa zyrtarëve dhe ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës për dosjen “5 D”, ashtu si të enjten e kaluar, u kthye në tubim politik me praninë e ish-kandidatit për kryetar Bashkie, Belind Këllici, ish-truprojës së Berishës, Sali Lushaj, Klevis Balliut të protestave te Astiri, dhe vajzës së ish-kryeministrit në ‘arrest shtëpie’ për aferën Partizani dhe 2 herë non grata, Argita Malltezi.

Molotovët u hodhën pikërisht në momentin kur Këlliçi mbante fjalë para qytetarëve të mbledhur te bashkia. 

Thirrje për të përshkallëzuar përplasjen erdhën edhe nga megafoni i protestës.

Ne do të nxjerrim nga bashkia prej leckash, grabitës bëhu gati shko në SPAK, merr me vete shefin tënd.

Anëtarët e Rithemelimit në Këshillin Bashkiak tentuan të dorëzonin në zyrën e protokollit kërkesën për mbledhje urgjente, por në mesin e përplasjeve në protestë, dera kryesore e bashkisë qëndroi e mbyllur.

Teksa publikoi pamje të dhunës së militantëve të thirrur nga Argita Berisha ndaj policëve, kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se skenat e '97 nuk kanë vend në  Tiranën e 2024-ës.  Kryebashkiaku i Tiranës thotë më tej se ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend.

"Skenat e ’97-ës nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.  Nuk ka problem të protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut që e dogjën këtë vend! E drejta jote! Por ka shumë problem kur kërkon të vazhdosh të djegësh për të kompesuar votat e protestuesit që s’të mbështesin”, shkruan Veliaj.

Në protestën e parë ishte i pranishëm edhe Ilir Meta e Gazmend Bardhi, ndërsa kryebashkiaku Veliaj më herët në një dalje publike për arrestimet në bashki, tha se mbështet drejtësinë e re të veprojë ndaj kujtdo që shkel ligjin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
VIDEO/ Protestuesit e Rithemelimit u hedhin molotov, momenti kur polici shpëton veten e kolegët nga djegia! Reagon Veliaj

Dhuna ka qenë kryefjalë e protestës së Rithemelimit para bashkisë së Tiranës. Militantët agresivë të Sali Berishës nuk kanë kursyer as efektivët e policisë duke hedhur drejt tyre molotov. Nëse nuk do të ishte reagimi i shpejtë i një punonjësi të policisë, protesta mund të ishte kthyer në tragjedi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videon të të cilën tregohet momenti kur molotovi largohet me këmbë nga Asllan Shyti duke shmangur djegien e tij dhe të kolegëve. Ndërkaq Veliaj thekson se skenat e '97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.

"Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda! Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote! Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s'te mbeshtesin. Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e '97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es! Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve", shkruan Veliaj.

 

Ora 13:43
Protesta e Rithemelimit, Tedi Blushi tenton të kalojë mbi efektivët

 

Tedi Blushi, këshilltar bashkiak me Partinë e Lirisë, gjatë protestës së Rithemelimit të zhvilluar para bashkisë, ka tentuar që të kalojë me forcë efektivët e policisë.

Ai është përpjekur që të kalojë mbi trupat e tyre, ndërsa është mbajtur në krah nga mbështetësit që kishte thirrur në protestë.

Ora 13:21
Vajza e Sali Berishës, vajza e Safet Zhulalit dhe djali i Fahri Balliut kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

 

Në protestën e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës bie në sy një detaj domethënës: Ata që po kërkojnë dorëheqjen e Erion Veliajt janë Argita Berisha, Ilda Zhulali dhe Kleves Balliu, respektivisht fëmijët e Sali Berishës, Safet Zhulalit dhe Fahri Balliut.

Vetëm kaq mjafton për të kuptuar se në duart e kujt ka mbetur opozita, e cila me sa duket po i trashëgohet fëmijëve të eksponentëve të PD së viteve ’90, si një plaçkë që duhet mbajtur brenda familjes. Kjo është edhe një nga arsyet që sot në protestë kanë dalë 1/3 e militantëve nga grushti i atyre që protestuan një javë më parë.

Ora 12:24
VIDEO: Tensione para Bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me policinë e tentojnë të hyjnë me forcë! Në reshtin e parë dhe Sali Lushaj

Protesta e radhës e paralajmëruar nga Rithemelimi ka vijuar me momente tensioni kur kanë tentuar të heqin gardhin të përplasen me policinë për të hyrë në bashki.

Në një moment në mikrofon dëgjohet një person që thotë; Merrni bashkinë, hyni brenda!

Në reshtin e parë të protestuesve është dhe Sali  Lushaj, ish truproja e Berishës në kohën kur ai ishte president.

 

Ora 12:22
Pamjet nga lart, një grusht militantësh të Rithemelimit protestë para Bashkisë së Tiranës

Protesta e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës është braktisur edhe nga vetë militantët, njëtë si një javë më parë. Kjo foto me dron tregon se në protestë ka më shumë kamera dhe gazetarë se sa protestues.

Ajo që vihej re ishte se numri i protestuesve ishte akoma edhe më i ulët se një javë më parë, sa 1/3 e mbështetësve të Berishës që dolën pak ditë më parë.

Protesta u drejtua Argita Malltezi, vajza e Sali Berishës dhe bashkëshortja e Jamarbër Malltezit, të dy nën hetim për korrupsion nga SPAK dhe të shpallur non grata nga SHBA dhe Anglia.

Ora 12:00
Tensione para Bashkisë së Tiranës, protestuesit shkatërrojnë murin metalik të policisë dhe tentojnë të hyjnë me forcë! Hedhin pankarta drejt policisë

Në një moment protestuesit janë afruar dhe kanë hequr gardhin para bashkisë së Tiranës. Ndërkohë policia ishte vendosur gardh.

Në një moment një protestues goditi policin me pankartë.

 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahipi: 12/04/2024 00:24

    Su ngopen horrat me krime e grabitje.

    Përgjigju
  • Lesh lesh moj shqiperi: 11/04/2024 16:28

    Nga keta nuk tipa nuk na fusin ne europ dhe JO nga feja islame.

    Përgjigju
  • Linda: 11/04/2024 14:06

    Femijet e atyre qe hapen depot e armeve ne Shqiperi po tentojn te shkaterrojn vendin prap!Ardita Maltezi me bluzen e zeze te sjell imazhin e nje partie naziste!Drejtesia shqiptare i ka lane kriminelet rrugave dhe pasojat si gjithmon do ti vuaj populli she femijet shqiptar,te nderhyj drejtesia urgjentisht!!

    Përgjigju
  • troy: 11/04/2024 14:05

    Po mire i kaloi efektivet tedi po ku do shkoje? Apo do t`i sulmoje nga pas? :)

    Përgjigju
    • @troy: 11/04/2024 19:27

      Ja hyjne dhe brenda pastaj do dalin jashte?

  • poti: 11/04/2024 13:35

    besoja tiranen sali lushes me sali berishen ta kthejne ne qebabtore

    Përgjigju
  • Arben: 11/04/2024 12:58

    Me kete opozite Erion Veliaj dhe PS do thellojne fitoret ne zgjedhjet e ardhshme. SHBA duhet te reagoje fuqishem. Te klasifikoje opoziten shqiptare si organizate terroriste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë