Sekuestrohen 10640 kg qymyr për shisha në Tiranë, dyshohet se erdhi kontrabandë

Tiranë-Policia Tiranës ka sekuestruar 10640 kg qymyr për shisha në kryeqytet, pasi dyshohet se është e kontrabanduar.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 persona, administratorë të subjekteve ku u gjet qymyri dhe mallra të tjerë si veshje, ekspozitorë veshjesh dhe aksesorësh, artikuj të ndryshëm dhe sisteme sigurie.

Shisha është kthyer në shoqëruesin e preferuar të të rinjve jo vetëm nëpër lokale të ndryshme, por edhe në ambiente më të vogla apo edhe thjeshtë në shtëpi.

"Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në subjektet me administratorë shtetasit I. I., 39 vjeç, dhe Y. I., 45 vjeç, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale artikuj të ndryshëm, ekspozitorë metalikë për veshje, sisteme sigurie për butiqe, ekspozitorë aksesorësh të tjerë dhe veshje të ndryshme, si dhe 10640 kg qymyr për shisha.

Punohet për kapjen e shtetasve I. I. dhe Y", informoi sot policia.

Operacioni u kodua "Hidden". 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja