TIRANË-Policia ka sekuestruar 434 bimë kanabis, ndërsa në pranga ka rënë një 54 vjeçar.
 
Aqif Kryeziu u arrestua në flagrancë, pasi ndodhej në parcelën ku ishte kultivuar kanabisi në afërsi të fshatit Urë në vendin e njohur si Maja e Ksulit.
 
Po punohet për identifikimin dhe dokumentimin dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë veprimtari kriminale.
 
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.


dy.b/shqiptarja.com