Policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.
Blutë vunë gjithashtu në pranga dy persona për posedimin e kësaj sasie lënde eksplozive. Të arrestuarit janë Ndue Bushati 27 vjeç nga Mamurrasi dhe Maliq Lika 24 vjeç nga Laçi.
Arrestimi i tyre erdhi pasi në vendin e njohur si "Kthesa e Valiasit", pranë një karburanti, efektivët e policisë kanë konstatuar Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete.
Lëvizjet e këtij personi kanë qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses, 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.
Nga marrja në pyetje ky person, konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë - Laç, nga Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta dërgonte në Tiranë.
Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij personi, të cilit gjatë kontrollit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 85 fishekë, model 56.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".
/Shqiptarja.com

VIDEO