Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar i cili së bashku me shokun e tij ka kërcënuar me armë 3 persona të tjerë.
Konflikti mes Xhoni Hitaj dhe I. F. ,S. F. e E. C. ka ndodhur rreth orës 00:30 në rrugën “Nuçi Naçi”.
Nga kontrollet e policisë u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës që Hitaj së bashku me shtetasin tjetër që ende nuk është kapur kishin kërcënuar tre shtetasit e mësipërm gjatë konfliktit.
Arma pistoletë e tipit "SIGSAUER P226", 9mm dhe një krehër me 10 fishekë u gjetën të fshehura në një pallat pranë vendit të ngjarjes, në një kuti matësi uji në katin e tretë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com