Tiranë, sherr në lokal, tenton
të vrasë borxhlinjtë, plagosen 6
Sherr në një lokal në Porcelan. Plagosen 6 persona. Sipas policisë, mendohet se është tentativë e autorit për të vrarë 4 prej personave që mbetën të plagosur për një borxh të vjetër mes tyre. Policia: Autori i identifikuar, jemi vënë në ndjekje. Janë shoqëruar 10 persona (Foto nga vendi i ngjarjes)
TIRANE - Një borxh i vjetër nga bixhozi, medohet të ketë shkaktuar një sherr me armë në minutat e pasdites së sotme në rrugën “Qemal Stafa” në kryeqytet, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur 6 persona.
Në një lokal në zonën e "Porcelanit", një person ka shtënë me armë duke plagosur kështu 6 persona. Nga informacionet e para mësohet se 2 prej të plagosurve ndodhen në spitalin Ushtarak të Tiranës gjendja e të cilëve fillimisht u paraqit më e vështirë, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Identiteti i tyre është: Bledi Haka dhe Shaqir Shtiqi.
Në lidhje me këtë ngjarje, policia njofton se janë shoqëruar 10 persona të cilët dyshohet se janë të përfshirë në konfliktin ndodhur në ambientet e një lokali në "Porcelan", ku nga të shtënat mbetën të plagosur 6 persona.
Po sipas të njëjtave burime konfirmohet edhe fakti se është bërë identifikimi i autorit, ndërsa mendohet se gjatë ngjarjes të jetë ndihmuar edhe nga 4 persona të tjerë.
Sipas policisë, sherri dyshohet të ketë ndodhur për arsye banale. Mendohet se është tentativë e autorit për të vrarë 4 prej personave që mbetën të plagosur.
Dyshohet se shkak të jetë një borxh i vjetër mes autorit dhe 4 personave. Policia njofton gjithashtu se është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit për asye hetimore nuk publikohet.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?
-
Po
91.1%
-
Jo
4.7%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 5839
Lajme të tjera
-
Rezart Kthupi: Rezoluta e Ramës rrezik që të fus shkopinj nën rrotat e SPAK
7 Maj, 22:06
-
Ministrja e Jashtme Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid kundër Kosovës
7 Maj, 22:04
-
Rezoluta Rama Anti-Korrupsion, Nesturi: Është iniciativë e ndërkombëtarëve! Karaj: Parlamenti do kontrollojë 18 prokurorët e SPAK
7 Maj, 21:59
-
VIDEO/ Ernest Muçi shënon golin e 4-t, dërgon Besiktasin në finalen e Kupës së Turqisë
7 Maj, 21:43
-
Lushnje, hapet ekspozita ndërkombëtare e akuarelit 2024
7 Maj, 21:39
-
Mesazhet e Ramës në mbledhje/ Nesturi në 'Repolitix': Sot ka goditur! Muça: Filloi fushatën, do bëjë shkundje të madhe në PS
7 Maj, 21:35
-
France/ Vrau shqiptaren natën e Krishtlindjeve, prokurori kërkon 20 vite burg për autorin
7 Maj, 21:30
-
Zbardhet pas 25 vitesh vrasja e prostitutës rumune, prokuroria belge njofton arrestimin e 51-vjeçarit shqiptar
7 Maj, 21:20
-
Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi
7 Maj, 21:01
-
Dosja K - Fatos Zdrava: Gjyshi im luftoi për kombin, por ne na burgosën dhe internuan
7 Maj, 21:00
-
Meta 'tradhton' Sashën, poston foto me disa qen tek Liqeni: Besnikëria e tyre meriton çdo sakrificë
7 Maj, 20:55
-
VIDEO/ Ky është Jahti 300 milionë dollarësh i Mark Zuckerberg "Launchpad"
7 Maj, 20:47