TIRANE - Një aksident është shënuar rreth orës 15:00 ditën e sotme në kryeqytet, ku protagonist është bërë autobusi i linjës së Kamzës, shoferi i të cilit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur 5 automjete.
Ngjarja ka ndodhur tek rruga e Durrësit, pranë shkollës së mesme “Qemal Stafa”, ku mësohet se urbanit të linjës së Kamzës, me targa AA 073 BJ, i është prishur kamio, ndërsa ka qenë shoferi i cili për të shmangur këmbësorët ka goditur automjetet.
Nga të dhënat e para, nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Po ashtu si pasojë e aksidentit është krijuar edhe trafik në këtë aks rrugor, ndërsa në vendngjarje kanë mbërriturdhe forcat e policisë, të cilat po punojnë për të lehtësuar trafikun si dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(Në foto: Pamje nga autobuzi i Kamzës)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)

(Në foto: Pamje nga vendi i ngjarjes)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO