Ambasada Italian ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Spitalin Europian dhe të gjitha strukturat spitalore të grupin vila maria. Marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i grupit Vila Maria, Ettore Sansavini dhe ambasadorit Italian Massimo Gaiani ka si qëllim që të ofrojë asistencë mjeksore të specializuar për të gjithë trupin diplomatik dhe strukturën italiane në Shqipëri.
Ettore Sansavini President i grupit Vila Maria ka theksuar eksperiencën që ka ky grup në ofrimin e një shëndetësie cilësore por edhe sigurinë dhe seriozitetin me të cilin po punon Spitali Europian.
“Interesi i grupit Vila Maria për Shqipërinë daton që në fillim të viteve 90 dhe që nga ai moment shikoj se si rritet cdo ditë interesi për shërbimet që ofron Spitali Europian. Përvoja jonë në shëndetësi është antike pasi kemi 40 vjet që kontribuojmë në sektor të rëndësishëm siç janë kardiologjia, onkologjia,ortopedia nefrologjia etj. Në një sondazh botëror të bërë me 50 spitale Italia doli në vendin e 4 në botë për cilësinë e shëndetësisë dhe besoj se dhe ne si grup Vila Maria kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm. Gjithashtu po investojmë shumë në kërkimin shkencor dhe jemi duke marrë licencën si institut shkencor kërkimor në Itali dhe kjo është një garanci më shumë edhe për Shqipërinë duke u bazuar në arritjet tona.”- tha Ettore Sansavini.
Ambasadori Gaiani u ndal në eksperiencën e bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij shtetëror që po ofron grupi Vila Maria në Shqipëri.
“Jam i sigurt që grupi juaj mund të japë një kontribut të rëndësishëm jo vetëm që të ofrojë një produkt dhe një asistencë me nivel të lartë por edhe të sjellë metodën që ne kemi në Itali të bashkëpunimit mes spitaleve shtetërore dhe private në mënyrë që shëndetësia të zhvillohet sa më shumë dhe kjo ka bërë që organizata botërore shëndetësore të na vlerësojë mjaft mirë nga praktika që ju si Grupe Vila Maria përdorni dhe që shumë mirë mund të funksionojë edhe në Shqipëri.”-u shpreh ambasadori italian, Gaiani.
Grupi Vila Maria ka 25 spitale dhe një numër të madh qendrash spitalore ku në mënyrë të specializuar trajtojnë kardiologjinë mini-invazive, kardiologjinë invasive, ermodinamika, angioplastika periferike e shumë shërbime të tjera.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com