TIRANË/ Të shtëna me armë zjarri në Lundër! Qëllohet drejt banesës së zyrtarit të OSHEE! Shkak konflikti për pronat, s’ka të lënduar

TIRANË- Të shtëna me armë zjarri u regjistruan gjatë orëve të natës në Tiranë, në drejtim të në një banese në zonën e Lundrës. Burime nga policia bëjnë me dije se nga është qëlluar kati i tretë i banesës, por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

6 plumba janë qëlluar në drejtim te banesës, e cila është në pronësi të Dorian Ballës. Plumbat kanë prekur katin e tretë të banesës private, pjesën e papafingos, ku nuk kishte njeri pasi familja banonte në katin e 1 dhe te 2 të shtëpisë.

3 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje, teksa policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i hershëm për pronat, siç ka treguar vetë pronari i banesës. Dorjan Balla punon si zyrtar i OSHEE, por plumbat nuk kanë lidhje me detyrën e tij, por për shkak të konflikteve për pronën.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Protesta të dhunshme pro Gazës, 2000 arrestime në universitetet e SHBA! Sanders: Këto mund të jenë ‘Vietnami’ i Joe Biden

Protesta të dhunshme pro Gazës, 2000 arrestime në universitetet e SHBA! Sanders: Këto mund të jenë ‘Vietnami’ i Joe Biden