TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku në zonën e “Porcelanit”, është vrarë me armë zjarri një ish-efektiv policie. Santiago Malko, që dikur ka shërbyer në radhët e policisë së Shtetit dhe më pas i përjashtuar, është qëlluar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar brenda në makinën e tij.
Gazetari i Report Tv, Elton Qyno njofton se policia është vënë në ndjekje të autorëve të krimit, por deri në këtë moment ka gjetur vetëm një makinë të djegur në periferi të Tiranës. “Shqiptarja.com” mëson se Santiago Malko rezulton të jetë mik i ngushtë dhe me Ervis Martinaj, biznesmenin e lojërave të fatit. Malko njihet në kartotekën kriminale të policisë si kontigjent kriminal, dhe i përfshirë në disa ngjarje me armë në Tiranë. Përfshirja e fundit e tij në ngjarje, ka qenë në masakrën e 4 tetorit 2018, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj, Elio Hato dhe i vrarë Fabian Gaxha.
Në atë periudhë, Santiago Malko, u shpall në kërkim policor por pas qetësimit të situatës, Malko është vetëdorëzuar në polici ku dhe ka shpjeguar pozicionin e tij në këtë ngjarje. Në pamjet filmike që ka transmetuar Report Tv për këtë ngjarje Malko shfaqet me një kapele, teksa hyn në lokalin ku ndodhi përplasja. Ndërkohë ngjarja tjetër ku ai është përfshirë në këtë veprimtari kriminale ka ndodhur në prill të 2016 për një borxh me dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.
"Autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të fshatit Ferraj, ku dhe kanë djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz". Shërbime të shumta policore kanë ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet dhe janë vënë në ndjekje të autorëve", njofton policia.
Gazetarja e Report Tv, raporton se një person i identifikuar si D.A është shpallur në kërkim nga policia, si i dyshuari kryesor i vrasjes së ish-policit, Santiago Malko. Dyshohet për motive hakmarrje, e ndërsa mësohet se mbi të autorët kanë qëlluar me 10 plumba, duke e lënë të vdekur në vend.
Familjarët e ish-policit që mbeti i vrarë mbrëmjen e sotme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet kanë shkuar në vendngjarje. Nëna e viktimës bashkë me disa të afërm të tjerë janë konfliktuar me policinë për shkak se nuk janë lejuar paraprakisht të kalojnë brenda zonës së shiritit të sigurisë. Ajo ka shpërthyer në lot dhe është ulur në një bordurë anës rrugës, pak metra pranë automjetit ku ende qëndronte i vdekur djali i saj.
Policia jep informacionin zyrtar mbi vrasjen e ish-policit te 'Xhamlliku'.
"Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen "Xhanfize Keko", persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip "BMW". Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip "Mercedes Benz". Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112", njofton policia.
Santiago Malko, ish-polici që u vra sot në zonën e Xhamllikut në kryeqytet njihej si mik me Ervis Martinaj. Ai ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok ku u vra Fabian Gaxhaj. Në mbrëmjen kur ka ndodhur vrasja në Bllok, Malko është fokusuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë brenda në lokal, teksa në kokë mbante edhe një kapele. Ai ka hyrë në lokal pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin Monopol.
Identifikohet viktima e atentatit te 'Xhamlliku'. Ai është Santiago Malko, ish polic. Ai ka qenë i përfshirë në një ngjarje kriminale 3 vite më parë. Në këtë ngjarje janë përfshirë dy vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi, 34 dje 26 vjeç dhe 23 vjeçari Santiago Malko, ky i fundit ish punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit.
Ata janë përfshirë në një konflikt të ashpër fizik, në rrugën “Ismail Alla”, vetëm disa metra larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi. Të dyja palët, kanë në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit. Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta. Nga përleshja fizike, 23-vjeçari është plagosur lehtë, pasi është goditur me grusht në hundë. Është raportuar se dy vëllezërit i kishin marrë pistoletën ish-policit dhe kanë tentuar ta vrasin.
kush ja bo tirones.??!! ja ka bo vetes, lepurushat dhe komentet e tyre.
PërgjigjuLepurushat po ikin nje e nga nje
mos eshte eleminuar nga altin lame,ashtu sikur mendohet edhe avokati ravik gurra e shum te tjere.esht plotesuar grupi me kotorrin,liten e tjere
PërgjigjuJa dhe kto qe dolen kundra rrymes Kshu do perfundoni tgjith ju cunat e folis
PërgjigjuSi dolën kundra rrymës? Për çfarë rryme e ke fjalën.
Ju tironsit gjithmon maloket e katnaret thoni po nga cunat e rruges kavajes, te xhammliku,myslym shyri te stacjoni trenit, te rruga bardhyl e xhomlliku tujet ishin te gjithe plehrat e tirons.
PërgjigjuLopët lëhen me rradhë! Thotë populli. Pushka top te dyja palëve!
PërgjigjuOre Fredi ku je futur se kishe probleme me Vlonjatet ti. Po tani filloi premiera ne Tirane?
PërgjigjuTe dyshuarit qenkan miqte e lul bashes,shoqerues ne protesta dhe selfie bashke
PërgjigjuShkoni e punoni,,,mos beni si te forte neper tirane,,se do shkoni per dhjam qeni thote populli,,,,,
PërgjigjuMbas ketij rradhen e ka Visi. Visi tu befte nena, ku je futur, dil bir se po te presin shoket.
Përgjigjunji e nga nji
PërgjigjuKy ervis martinaj po dridhet se edhe ky ktu do i laj haqet e veta,,,kur po i vje dita se ka bo plot dhe ai
PërgjigjuPse po dridhet vis martinaj? Ca lidhje ka ai me këtë vrasje? Mund të na e thuash. Apo è ka kushëri kte që është vrarë?
Kështu është kur vijnë katunarët në Tironë pa leje e hapen bythësh! Një plehrë më pak te lagja.
PërgjigjuShyqyr qe kane nishan e vrasin njeri tjetrin
PërgjigjuKy ka qene vrases me pagese i shullazit.edhe ketij çerrit te fushe kuqes po i ngushtohet laku shume.kur te merr per poshte te merr dhe ske çi bën fare.
PërgjigjuIshte në kërkim dhe bridhte në mes të Tiranës, policia se gjente dot, krimi e gjeti.. Ky po qqë është shtet...
Përgjigju