Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan

Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme një 32-vjeçar amerikan pasi iu sekuestrua një sasi kanabis dhe 'psilocybine' (kërpudha narkotike).

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Shrooms".

Sekuestrohen sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike).

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca operative, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin policor të koduar "Shrooms".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi amerikan A. U., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në parkun e liqenit artificial të Tiranës, shtetasin e lartpërmendur, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe psilocybin (kërpudha magjike). 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës, ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit paraqitet për t'u njohur me masën e sigurisë

Inceneratori i Tiranës, ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit paraqitet për t'u njohur me masën e sigurisë