Një sasi lëndë plasëse e llojit eksploziv është vendosur orët e para të mëngjesit të së dielës në shtëpinë e Ditmar Recit, i  arrestuar si i dyshuar për gjobëvie. Eksplozivi është vendosur në banesën e Dilvar Recit, babait të Ditmarit i cili aktualisht ndodhet në burg.

Shpërthimi ka shkaktuar dëmë të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo të lënduar në njerëz. Ditmar Reci u arrestuar mbrëmjen e 21 prillit të këtij viti bashkë me Pajtim Serjanin dhe një tjetër person. 

Arrestimi u krye pas denoncimit në polici të bisnesmenit, Julian Bregu, icili pretendon se dhe grupi i Serjanit i ka vendosur një gjobë.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)