Tiranë/ U kapën në flagrancë duke shitur kokainë në një qendër tregtare, arrestohen 3 të rinjtë (EMRAT)

Tiranë/ U kapën në flagrancë duke shitur kokainë në një qendër tregtare, arrestohen 3 të rinjtë (EMRAT)

Droga e sekuestruar dhe celularët

TIRANË - Pas disa muajsh hetimesh, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”. Gjatë këtij operacioni, janë kapur në flagrancë tre shtetas në momentin e shitjes së një sasie kokaine.

Operacioni rezultoi me arrestimin e shtetasve Iljaz Cullhai (21 vjeç), Arjel Cinaj (21 vjeç) dhe Xhesjon Mukaj (19 vjeç), të tre banues në Tiranë. Ata u kapën pranë një qendre tregtare, ku Xh. M. u gjet me 107 gramë lëndë narkotike kokainë, gjatë kontrollit fizik.

'I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë. Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik.', njofton policia.

U sekuestruan 107 gramë kokaine dhe 3 celularë që dyshohet se janë përdorur gjatë aktivitetit kriminal. Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.
 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat

PAMJET nga përmbytjet në Durrës, banorët angazhohen për tërheqjen e ujit nga banesat