Bashkimi i ujërave të bardha dhe të zeza në një bllok pallatesh në rrugën e “Dibrës” në Tiranë është kthyer sipas banorëve në burim infeksioni.
Banorët shprehen se prej 5 ditësh uji i ndotur ka sjellë probleme shëndetësore, e për këtë i janë drejtuar shërbimit mjekësor.
Ndërkohë UKT, të kontaktuar nga Report TV pohojnë se ka pasur një defekt sporadik, i cili është zgjidhur para 3 ditësh.
Banorët shprehen se zgjidhje për ta është konsumi i ujit të blerë.
Në lidhje me situatën e banorëve në rrugën e Dibrës Report Tv u interesua pranë spitalit Infektiv në Tiranë.
Sipas burimeve brenda spitalit, fluksi i dy ditëve të fundit ka qënë normal, nga 150 deri 180 pacientë në ditë, por nuk kanë evidentuar fluks pacientësh të ardhur pikërisht nga kjo zonë problematike.
UKT: Problem sporadik, u zgjidh para 3 ditësh
Ndërkohë UKT, të kontaktuar nga Report Tv u shprehën se defekti i ndodhur në blloqet e pallateve është vënë nën kontroll prej 48 orësh.
Report Tv ja ka prezantuar ketë problem edhe Bashkisë së Tiranës, por nuk ka ende një reagim për çfarë ka ndodhur dhe cilët janë përgjegjës për situatën.
[gallery]23617[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO