TIRANË-Drilon Shqau, Komandant i skuadrës në repartin ushtarak Pezë Helmees dhe ish-efektivi i policisë Vehbi Teqja janë arrestuar me akuzën e trafikut të kokainës në Tiranë.
 
Në momentet e arrestimit atyre u janë sekuestruar 301 gr kokainë e pastër e cila tregtohej në doza në zona të ndryshme të Tiranës.
 
Me operacionin e koduar “Last Service” blutë kanë vënë në pranga kolegët e tyre dhe kanë sekuestruar po ashtu 4 aparate celularë dhe 1 automjet.
 
Pas informacioneve në rrugë operative Drilon Shqau 31 vjeç e Vehbi Teqja 48 vjeç u arrestuan teksa po prisnin klientët e tyre tek rruga e njohur si lagja “Vorri Bamit”.
 
Dy të rinjtë sqaron policia janë pjesë e një grupi kriminal që prej vitesh trafikon lëndë narkotike si heroinë dhe kokainë në Tiranë dhe kryesisht bazat e tyre i kanë në periferi të Tiranës.
 
Ky grup sipas hetuesve përdor për shpërndarës polic ose ushtarak të cilët i korrupton ose ish-efektiv të liruar nga detyra të cilët nuk mbahen në kontroll.
 
Në treg kjo kokainë e tregtuar në doza do të kapte vlerën e 25 mijë eurove pasi çmimi me të cilën ajo tregtohej varionte deri në 10 mijë lekë për gram.

[gallery]22029[/gallery]