Një vetëplagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në rrugën George W.Bush, në Tiranë, përballë ndërtesës së Parlamentit.

I plagosur ka mbetur Rubin Memi, të cilit i është shkrehur arma aksidentalisht, duke marrë një plumb në këmbë, por pa rrezik për jetën. 

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali. Mesohet se i plagosuri ka qenë në lokal bashkë me një person tjetër, një bashkëmoshatar dhe shok i tij.

17-­vjeçari i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes, 17-vjeçari i plagosur ka njoftuar policinë, por shoku i tij ka marrë armën dhe është larguar në drejtim të paditur.

Ai është shpallur në kërkim dhe policia po punon për arrestimin e tij.

Mbetet akoma mister se pse dy të rinjtë qarkullonin me armë zjarri në mes të Tiranës.
foto nga vendngjarja
foto nga vendngjarja
(Foto, nga vendngjarja)