Tiranë/ Mjeku i dha 50 mijë € borxh, por i ra çelësi në makinë, 38-vjeçari me biznes i hyn si ‘pronar’ në shtëpi dhe i vjedh 15 mijë €

Tiranë/ Mjeku i dha 50 mijë € borxh, por i ra çelësi në makinë, 38-vjeçari me biznes i hyn si ‘pronar’ në shtëpi dhe i vjedh 15 mijë €

Olsi Bibollari

TIRANE - Olsi Bibollari, pronar i një restoranti dhe aksioner në një bar kafe në Tiranë, nuk u mjaftua me 50 mijë euro borxh, që i njohuri i tij, doktor ia dha me kontratë.

Disa ditë më parë, ishin drejtuar të dy tek noteri, 38-vjeçari, baba i dy fëmijëve, dhe mjeku për të firmosur kontratën që njeh borxhin mes tyre.

Teksa janë kthyer sërish bashkë me automjetin e Olsi Bibollarit, doktori ka harruar në automjet çelësin e apartamentit. Sipas burimeve, 38-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe sapo është ndarë me doktorin dhe është siguruar që nuk iu drejtua banesës, ka shkuar ne apartamentin e tij te Komuna e Parisit, ka hapur derën me çelës, dhe ka marrë 15 mijë euro.

Kur ka vënë re mungesën e parave, doktori ka bërë denoncim në polici dhe pasi kanë hapur kamerat është arritur të identifikohet se personi që ika hyrë në shtëpi, është miku të cilët i kishte dhënë 50 mijë euro borxh.

Policia thotë se në shtëpinë e autorit, sekuestroi shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e kardiologut. Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.

Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i Restorant Ogi, dhe aksioner tek një bar Kafe, “Vok”, ndërsa tashmë do të hetohet për veprën penale të vjedhjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Detaje të reja nga grabitja e 15 mijë eurove te “Komuna e Parisit”, ja si hajduti vodhi shtëpinë mjekut

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja që është bërë ditën e sotme në Tiranë, ku një 38-vjeçari Olsi Bibollari mori 15 mijë euro në një banesën e një mjeku. 

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se 38 vjeçari dhe mjeku kanë pasur lidhje miqësore, ku para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.

Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësinë e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.

Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vastha: 30/08/2024 20:32

    Perderisa i ka bere me noteri dhe ka denoncuar vjedhjen doktori i ka te deklaruara leket por.ky Idioti si e ben nje pabesi te tille kur tjetri e ndihmon me kredine.(me falni nuk di ç'fshihetmbrapa skenes)

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 29/08/2024 21:45

    Nga i gjeti mjeku 65.000 euro cash?! Kursime?!

    Përgjigju
  • Doktor Fukarai: 29/08/2024 17:37

    Gjynah se doktori torturohet gjith vitin tu na I mledh pacientave dhe u bana marak se mos ka ngel pa lek,se po nuk kontribum na te tan ka pak ku do I marrin doktori shkret?Jena na qe asht ai!Tesh kam frik se tapo I del pun edhe doktorit me ja fut nje xhiro nga SPAKU me deklaru se ku I ka marre!edhe I bjen me u deklaru te dy HAJNA!!

    Përgjigju
  • Anna: 29/08/2024 16:08

    Hajdut nuk eshte ky “biznesmeni” Ndfta ky ka mare paret e interesave c’te bente I vafri i duheshin Po dok ku i gjeti apo punon dhe fajdexhi naten Mmmmmmm

    Përgjigju
  • Ca bëhet aty o Edi: 29/08/2024 14:45

    Imagjinoni aq lekë ka doktori sa i jep me interes hallexhinjve...fusni ne burg doktorat se po degjenerojnë komplet shoqërinë shqiptare,hajdutë edhe kriminelë...u dënoftë zoti që pini gjakun e popullit..vampira

    Përgjigju
  • Xxxxxxx: 29/08/2024 14:31

    Doktorrat jan shtresa me e ulet e shoqerise

    Përgjigju
  • Sa paska vjedhur doktori...!: 29/08/2024 14:26

    Zinxhiri i hajnave fillon nga Parlamenti e perfundon ne hale te gomereve.

    Përgjigju
  • Loni: 29/08/2024 13:30

    Sikur ja paska vjedhur Adriano celentanos. Po hajdutit ja Ka vjedhur nje mini hajdut. Shqiperie e bukur Shqiperi. Do behet ky vend ne boten tjeter

    Përgjigju
  • Lushka: 29/08/2024 13:28

    Po si u kursekan keto 50 mij euro keshtume ja dhen borxh. Se Di shefit te urgjences. Po drejtori spitalit luan me dy zero me shume. Edhe I vjedh edhe 15 mij te tjetra... Super lajm. Ne qe punojme nuk kemi asnje cent vec puno ha jeto kaq... Aman me Aman kjo shqiperia gjor... Me hajduta e Versace kudo... Se kur do behet nje zot e di...

    Përgjigju
  • Toni: 29/08/2024 13:00

    Po doktori ku i gjeti 65 mije euro cash?

    Përgjigju
  • More bravo: 29/08/2024 12:57

    Bravo doktori 15 mije euro i mbante ne shtepi.....

    Përgjigju
    • Ariu: 29/08/2024 15:59

      65 mije euro.

  • Qytetari: 29/08/2024 12:57

    Po mjeku ku i gjeti 15 mije euro? Pse nuk i mban leket ne bank si te gjithe ne te tjeret? Hetojeni mjekun, arrestojeni dhe bllokojani shumen e parave te pajustifikuara.

    Përgjigju
    • O qytetar idiot: 29/08/2024 15:48

      Po ca 15 mor po 65 thuaj se i dha dhe 50 ketij borxh e 15 i kishte ne shpi

    • Refit: 29/08/2024 14:26

      Ku i gjeti doktorit keto leke????Super hajdut!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë