Tiranë-Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme katin e tetë të një pallati në kryeqytet.
Incidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit.
Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Ndërkohë që Policia po merren me evakuimin e banorëve.
"Më datë 21.01.2025, rreth orës 16:10, në rrugën “Reshit Petrela”, në afërsi të Ish-Stacionit të Trenit, ka rënë zjarr në katin e 8-të të një pallati. Shërbimet zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Shërbimet e Policisë po marrim masa per evakuimin e banoreve. Paraprakisht, ka vetëm dëme materiale", informoi sot policia.
Paraprakisht burime për Report Tv informojnë se shkak i zjarrit kanë qenë kabujt elektrike tek kaseta e përbashkët e pallatit të cilët janë përfshirë nga flakët si pasojë e mbingarkesës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.