Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku sqaroi sot procedurat për dhënien me koncesion të autostradës Tiranë-Durrës. Ministrja tha se rruga nuk do të bëhet as tani dhe as në shtator me pagesë, por në vjeshtë do të hapet gara më pas do të zgjidhet fituesi, i cili së pari duhet të zgjerojë dhe të sjellë në parametra europiane rrugën e vjetër Tiranë-Plepa si alternativë pa pagesë përpara se të bëhet autostrada me pagesë. Duke u ndaluar te tarifat, Balluku tha se do të ketë përshkallëzim, por ende është e largët koha që do të futet në fuqi pagesa. Autostrada Tiranë-Durrës është rruga e dytë që pritet që të bëhet me pagesë pas Rrugës së Kombit.
Në deklaratën për mediat ministrja njoftoi gjithashtu krijimin e bursës shqiptare të energjisë që sipas saj do të garantojë siguri për furnizimin, transparencë dhe zhvillim. Bursa e energjisë do të krijohet nga OST-ja. "Ju njoftoj krijimin e bursës shqiptare të energjisë. Do të operojë në bazë të tregut të ditës. Krijimi i bursës shqiptare të energjisë shënon një tjetër hap të transparencës, do të rregullojë edhe tregun shqiptar. Do të rrisë sigurinë e furnizimit me energji dhe integrimin rajonal, rritjen e investimeve dhe standarde të reja juridike dhe tregtare. Do të jetë në formën e shoqërisë aksionere. Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të energjisë me të cilat Shqipëria ka aktivitet tregtar. Shoqëria që do të operojë bursën do të themelohet nga OST-ja" tha ajo.
Prononcimi i plotë i ministres Belinda Balluku në lidhje me koncesionin për rrugës Tiranë-Durrës
Nuk qëndron asnjë projekt për momentin, do të presim cdo projekt që do të ketë fizibilitet të lartë. Dje ka pasur një konfuzion në media, projekti i autostradës Tiranë-Durrës është përmendur shpesh herë edhe nga ministria dhe qeveria si një nga projektet kryesore, pasi lidhja e kryeqytetit me portin e vendit është detyrë, ne na vendos para faktit që sa më shpejt të zhvillohet. Ne po punojmë, në vjeshtë projekti të shpallet për garë dhe më pas të kemi një garë transparente për të qenë fituesi i radhës dhe më pas të fillojnë punimet dhe jo që në shtator do të fillojë kalimi me pagesë. Do të ketë një dialog publik. të gjitha rrugët që në të ardhmen do të jenë me pagesë do të kenë gjithmonë rrugë alternative. Asnjë mundësi e vetme nuk do të jetë asnjëherë me pagesë.
A është në fuqi oferta e grupit indian?
Nuk bëhet thjeshtë për zgjerim, por përmirësim të të gjitha kushteve. Ka pasur një propozim që po shikohet për t'u vlerësuar dhe nuk ka një propozim për pagesën. Është e parëndësishme për momentin sa do të paguhet, pasi kjo do të ndodhë pas realizimit të projektit, përfundimit të garës, pas realizimit të projektit, një afat i largët.
A ka vija të kuqë për pagesën?
Janë dyl të ketë një pagesë të përshkallëzuar, jo cdo dalje të paguhet me një tarifë, nëse dikush do të dalë në Rinas apo...pra në varësi të rrugës që do të përshkruajë cdo automjet. Pra tjetër pagesë kur del në Rinas, tjetër kur del në zonat periferike në Durrës apo në port. Dhe e dyta, kush do që të jetë fituesi detyra e parë që do të ketë është përmirësimi i rrugës së vjetër Tiranë-Plepa pa pagesë. Më parë do të vendoset në dispozicion rruga, që Shqipëria do të përfitojë me parametra të rrugës nacionale, jo sikur është sot. Fillimisht do të bëhet nga i njëjti investitor me kostot e tij për të filluar më pas punimet në autostradë.
Do të ketë trafik të garantuar për koncesionarin?
Nuk kemi arritur deri këto detaje, pasi akoma jemi te detajet teknike.
Deklarata e plote për krijimin e bursës së energjisë
Ju bëjmë me dije se në zbatim të politikave të Qeverisë Shqiptare për liberalizimin e tregut të energjisë elektrikedhe në përputhje me direktivat Evropiane për sektorin e energjisëpër instalimin e modelit të ri të tregut tëenergjisë elektrike, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka miratuar në mbledhjen e datës 15 maj 2019 krijimin për herë të parë në Shqipëri të “Bursës Shqiptare të Energjisë”. Bursa, si instrumenti më i rëndësishëm i këtij tregu, do të operojë dhe do të organizohet në bazë të një platforme elektronike të tregut të ditës në avancë (day-ahead) dhe të tregut të së njëjtës ditë (intraday).
Ky akt u bë i mundur në sajë të bashkëpunimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, tëIFC (International Finance Cooperation), Sekretariatine Komunitetit Europian të Energjisë dhe aktorë vendas të sektorit elektro-energjitik.
Krijimi i Bursës Shqiptare të Energjisëshënon njëstandard të ri tëoperimit dhe transparencës sëkëtij sektori dhe do të jetë një nxitje për hapjen dhe derregullimin e tregut tëenergjisë elektrike, që në vetvete do të inkurajojëinstalimine burimeve të reja elektroenergjitike në vend, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike, integrimin rajonal dhe më gjerë tëkëtij tregu, rritjen einvestimeve në sektor, më shumë transparencë financiare, si dhe standarde të reja përgjegjësie juridike dhe tregtare.
Operatorii Tregut (Bursa Shqiptare e Energjisë), do të operojë në fushën e shkëmbimit të energjisë elektrike në Shqipëri në formën e një shoqërie aksionare, të ndarë financiarisht dhe ligjërisht nga shoqëria "Operatori i Sistemit të Transmetimit" Sh.a.
Ky operator ka për synim mbulimin rajonal të tregtisë së energjisë elektrike dhe mirëpret pjesëmarrje në kapital të atyre operatorëve të sistemit të transmetimit të vendeve me të cilat Shqipëria ka Memorandume Mirëkuptimi dhe aktivitet tregtar të qëndrueshëm në këtë sektor. Kjo qasje reflektohet edhe në kriteret e vendosura për përzgjedhjen e aksionerëve të mundshëm.
Sipas këtij vendimi, shoqëria e cila do të operojë bursën e energjisë do të themelohet nga OST. Menjëherë me krijimin e saj, bazuar në kritere e procedura të cilat do të garantojnë që në fillim seriozitetin dhe shëndetin e Bursës Shqiptare të Energjisë, do të fillojë edhe procesi i pjesëmarrjes në bursë në cilësinë e aksionerëve, edhe i
∙ operatorëve të tjerë të transmetimit që operojnë në Bashkimin Evropian ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë;
∙ subjekteve të tjera të tregut të energjisë elektrike, të cilët operojnë në Bashkimin Evropian ose në vendet anëtare të Komunitetit të Energjisë;
∙ subjekteve juridike që kanë përvojë në veprimtarinë e operimit të tregut të shkëmbimeve të energjisë elektrike në Evropë në bazë të rregullave të ngjashme me modelin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri;
∙ siedhe institucioneve financiare ndërkombëtare.
Standardet e imponuara prej themelimit dhe operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë, do të ndikojnë direkt dhe indirekt në rritjen e performancës financiare të sistemit dhe tregut elektroenergjitiknë Shqipëri.
Hapja e bursës ndaj të gjithë operatorëve të tregut, si dhe qasja në themelimin e saj, do të garantojë funksionim të shpejtë dhe fleksibël të tregut, rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të konsumatorëve shqiptarë, transparencë financiare në sektor, si dhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra kundrejt Komunitetit Europian të Energjisë
Ca do besh me pagesi ti mi kaqole!? Po e para ajo nuk eshte autostrade njihere, eshte rruge urbane. Ka parametra te caktuar per tu klasifikuar rruget, nuk behen me urdher te naltmadhnise. Mos e lejoni veten te perdoreni si dordolece, se jeni dhe femer e nuk do I perballoni dot pasojat. Ktheje njihere koken prapa mi gru e mendohu njehere.
Përgjigju