Brazili i ka dhënë fund ecurisë negative prej 5 ndeshjes pa fitore pasi sot ‘seleçao’ ka mposhtur me shifrat 3-0 Korenë e Jugut në një miqësore të zhvilluar në Abu Dabi. Golat për pesë herë kampionët e botës i realizuan Paqueta, Coutinho dhe Danilo.
Në takimet e mëparshme Brazili ka humbur me Argjentinën dhe Perunë, ndërsa ka barazuar me Nigerinë, Senegalin dhe Kolumbinë. Rezultate këto që vunë në diskutim edhe të ardhmen e trajnerit Titte.
Mbetet për t’u parë nëse Brazili do t’I besojë ende trajnerit që me ‘seleçaon’ fitoj këtë verë Kupën e Amerikës.