Titulli objektiv, Vllaznia sfidon të shtunën Skënderbeun! Trajner Brdaric: Llogaris vetëm fitoren

Vllaznia që ka 4 pikë pas 2 javëve të para në Superligë, ku në ndeshjen e fundit barazoi 2-2 me Tiranën, të shtunën do luajë kundër Skënderbeut në transfertë. Shkodranët duan të rikthehen te fitorja në një kohë kur këtë vit objektivi i vetëm është shpallja kampion.

“E dimë që është një kundërshtar i vështirë sepse e kemi provuar edhe në final-four sezonin e kaluar. Është një skuadër me trajner serioz, por ne do jemi gati në për të dhënë më të mirën. Asnjëherë nuk më pëlqen të lë pikë dhe do shkojmë në Korçë vetëm për të fituar,”-u shpreh Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Skënderbeu-Vllaznia në Korçë do luhet të shtunën në orën 20:00, ndërsa në të njëjtën orë në Durrës Teuta do të presë Partizanin. Durrsakët vijnë pas disfatës 3-0 kundër Elbasanit dhe ndaj kryeqytetasve nuk janë të kënaqur as me barazim, ndërsa java e 3 e Superligës nis të shtunën në orën Laçi-Bylis.

Të dielën në orën 20:00 janë në program dy sfidat e fundit të javës teksa Dinamo pret Elbasanin, ndërsa Tirana-Egnatian.

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?