Tjetër rekord për Cristiano Ronaldo-n, futbollisti arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

Tjetër rekord për Cristiano Ronaldo-n, futbollisti arrin 1 miliard ndjekës në rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është personi i parë në histori që arrin 1 miliard ndjekës në të gjitha platformat e mediave sociale. Vetëm një javë pasi futbollisti shënoi golin e tij të 900-të, ylli portugez arriti të thyente një tjetër rekord jashtë fushës së blertë.

Ronaldo numëron 638 milionë ndjekës në Instagram, 60.6 milionë abonentë në YouTube, 113 milionë ndjekës në X, 170 milionë ndjekës në Facebook, 9.4 milionë në Kuaishou dhe 7.5 milionë në Weibo, këto dy të fundit janë platforma kineze.

Për këtë arritje të tij i falënderoi të gjithë adhuruesit e tij me anë të një postimi në platformën X.

“Kemi bërë historinë, 1 miliard ndjekës! Ky është më shumë se një numër – është një testament i pasionit, dëshirës dhe dashurisë sonë të përbashkët për lojën dhe përtej saj.

Nga rrugët e Madeira-s deri te arenat më të mëdha në botë, unë kam luajtur gjithmonë për familjen time dhe për ju, dhe tani 1 miliard prej nesh qëndrojmë së bashku.

Ju keni qenë me mua në çdo hap të rrugës sime, në të gjitha nivelet e larta dhe të ulëta. Ky është udhëtimi ynë dhe së bashku, ne kemi treguar se nuk ka kufij për atë që mund të arrijmë.

Faleminderit që besuat tek unë, për mbështetjen tuaj dhe që jeni pjesë e jetës sime. Më e mira nuk ka ardhur ende, dhe ne do të vazhdojmë të fitojmë dhe të bëjmë histori së bashku, shkruan ylli portugez.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament