Kryeministri Rama do të shkojë sot në Romë me rastin e prezantimit të ‘Giro d'Italia’. Këtë vit në fakt gara e çiklizmit do të nisë më 9 maj, nga Shqipëria.
Durrës-Tiranë do të jetë e para nga tre etapat shqiptare, që do të përfundojë në Vlorë dhe që do të nisë edicionin e 108-të të garës. Itinerari do të zbulohet në tërësi sot në Romë.
Për momentin nuk ka asnjë konfirmim për një takim mes Ramës dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni, por nëse do të mbahet, nuk do të mungojnë edhe temat për diskutim mes dy liderëve, duke nisur ndër të tjera edhe nga dy qendrat për pritjen e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.