Tjetër skandal në Butrint, vendoset
kondicioner përbri Kullës Veneciane

Tjetër skandal në Butrint, vendoset<br />kondicioner përbri Kullës Veneciane<br>
Skandalet në Parkun Kombëtar në Butrint, pasuri e trashëgimisë botërore të UNESCO nuk kanë të sosur.

Përmes rubrikës Ju Raportoni në Report TV ka mbërritur një foto ku është fiksuar një pajisje kondicioneri e Vendosur përbri Kullës Veneciane.

Është i paimagjinueshëm guximi i cilitdo që ka lejuar instalimin e këtij kondicioneri në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Mësohet se Kulla Veneciane e restauruar në vitin 2002 parashikohej të kthehej në një minimuze për epokën Veneciane por vendosja e këtij kondicioneri sugjeron se ajo tashmë përdoret si zyrë.

Arkeologu Neritan Ceka njeriu i cili në vitet ‘70 zhvilloi gërmimet në Butrint, i ftuar në emisionin Repolitix në Report TV dha këtë koment për foton.

Këta janë nallbanë. Kushdo me mend nuk do ta vendoste atje. Ai është vendi që po ta kishin shtëpinë e tyre nuk do ta vendosnin, pasi për 2-3 vjet kalbet. Duhet të vihet në vend që të fshihet. Ka 100 mundësi për ta fshehur për të mos e vendos në hyrje të Kullës Veneciane. Ndonjë marifet duhet të jetë pas, pasi ajo kullë është e mbyllur nuk e di për cfarë funksionon”.

Nga Studio e Repolitix kundra vendosjes së këtij kondicioneri u shpreh edhe historiani Ferit Duka.

Report TV kontaktoi zëdhënësen e Ministrisë së Kulturës për të mësuar përse ky kondicioner është instaluar përbri kullës Veneciane. Kujt i shërben? Por deri këto momente nuk kemi ende një përgjigje.

kondicioneri

Kondicioneri përbri Kullës Veneciane

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj mundësive të reja...çfarë thonë yjet për ju sot