Grabitja e 340 ha tokë në Vlorë, dënohen me 43 vite burg 4 zyrtarë

VLORE - Plot 43 vite burg ka dhënë gjykata e Vlorës për katër persona, zyrtarë të Hipotekës dhe Bashkisë Vlorë, të cilët akuzohen për tjetërsimin 340 hektar tokë në bregdet, prej të cilave 220 ha në Karaburun, 33 ha në Palasë dhe 89 ha në Zvërnec. Ndërkohë që trupi gjykues ka vendosur të japë pafajësi për avokatin Enkes Hysendhima, i cili konsiderohet nga prokuroria si organizatori i kësaj skeme të tjetërsimit të pronave në gadishullin e Karaburunit. Prokuroria kishte kërkuar dënimin e Hysendhimës me 24 vjet burg. Në vendimin e djeshëm, Gjykata e Vlorë ka dhënë 18 vite burg për Raimond Mezinin, i cili ka përfituar tokën me dokumente të fallasifikuara në Karaburun dhe Zvërnec, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 21 vite burg. Për shtetasin Lefter Gjergji, përfitues 33 ha tokë në zonën e Palasës, gjykata ka dhënë 16 vite burg nga 19 vite që kishte kërkuar prokuroria. Me burg janë dënuar edhe zyrtarët e Hipotekës së Vlorës dhe Bashkisë, të cilët dyshohet se në bashkëpunim me dy përfituesit kanë kryer edhe falsifikimin e dokumenteve.

Gjyqe fiktive dhe vendime të paqëna

Hetimi për tjetërsimin masiv të tokave në bregdetin e Vlorës nisi në shkurt 2016, pas kallëzimit në Prokurori të njërit prej pretenduesve, Malo Bado. Në qershor 2016, Prokuroria e Vlorës ngriti akuza ndaj një rrjeti të gjerë njerëzish, mes të cilëve edhe biznesmenit Pullumb Petritaj, i cili u shpall në atë kohë në kërkim. Por në korrik 2017, kur Prokuroria e Vlorës dorëzoi në gjykatë kërkesën për gjykim, Petritaj dhe një notere ishin përjashtuar nga akuzat. Prokuroria arriti të provonte se pronat u tjetërsuan mbi bazën e vendimeve gjyqësore të falsifikuara apo proceseve gjyqësore të paqena në emër të Raimond Mëzit dhe Lefter Gjergjit dhe më pas u falën apo u shitën tek një rreth i gjerë njerëzish, mes të cilëve edhe biznesmenë. Tjetërsimi i secilës prej pronave, sipas hetimit të Prokurorisë u ngrit mbi krijimin dhe futjen në arkivën e Gjykatës Vlorë të dosjeve gjyqësore të sajuara dhe vendimeve fiktive të tre gjyqtarëve, firmat e së cilëve rezultuan gjithashtu të falsifikuara. Vendimet e falsifikuara gjyqësore u përdorën më pas në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Vlorë, ku u certifikua tjetërsimi i pronësisë së tre sipërfaqeve të mëdha të tokës.

Si tjetërsoheshin e shiteshin tokat

Prokuroria deklaron se Raimond Mëzi u regjistrua si pronar i 220 hektarëve tokë në Karaburun dhe 89 hektarëve në Zvërnec, ndonëse nuk kishte aplikuar asnjëherë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive, ZVRPP. Njësoj si Mëzi, edhe Filip Gjergji u bë pronar i 33 hektarëve tokë në Palasë përmes një skeme të ngjashme. Në dëshminë e tij për Prokurorinë, Raimond Mëzi deklaroi se nuk kishte dijeni për vendimin e falsifikuar të KKKP Vlorë që e bën atë pronar të 220 hektarëve tokë, ndërsa mohon të ketë ngritur padi në Gjykatën e Vlorës apo të ketë bërë aplikim për regjistrimin e tokës në hipotekë. “Sipas tij, aplikimi mund të jetë bërë nga avokati i tij, Enkes Hysendhima, pasi ky i fundit duke vepruar në emrin e tij, ka shitur disa prona në Karaburun dhe i ka dhënë shumën prej 4 milionë lekësh me këste, si çmim për shitjen e kësaj prone,”-citohet të ketë dëshmuar Mëzi në kërkesën për gjykim. Mëzi ka pranuar në Prokurori se ka nënshkruar kontratat që mbajnë firmën e tij, por ai ka shtuar se nuk ka asnjë dijeni mbi përmbajtjen e tyre pasi ka nënshkruar në “fletë të bardhë”. Pas regjistrimit në hipotekë, pronat i janë nënshtruar ndarjes në parcela më të vogla dhe tjetërsimit përmes kontratave multimilionëshe të shitjes apo të shkëmbimit me persona të tretë përgjatë viteve 2012-2016.Kalimi i pronësisë nga njëra dorë në tjetrën tregon se pjesa më e madhe e 342 hektarëve tokë u tjetërsua përmes kontratave të shkëmbimit të pasurisë. Ndërkohë, sipërfaqe të konsiderueshme iu shitën biznesmenëve të njohur në Tiranë dhe Vlorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Albi: 28/03/2018 09:37

    Gjyqe qesharake .Po edhe Prokuroria nuk ngelet pas .Po mire e juristetet e korruptuar ,ky injoranti as e kishte haberin se cfere behej me te si ka mundesi qe i shprehu vullnetin noterit dhe i kerkoi qe te perpilonte nje prokure qe ie jepte gjithe proceduren nga "a" tek "zh".Dhe me tej me keto firmat qe hidhte ky ne letra te bardha u be nami ne emer te tij . Noterja dhe avokati jane personat qe duhen denuar me ashper sepse ata jane profesionistet qe duhet te ndalin abuzimin me kete fatkeqin qe e pshkuan mafiozet fale edhe injorance s se tij . Nuk denohesh se je budalla por kur me dashje ke kryer nje veter dhe ke parashikuar pasojat e saj dhe me vetedije i ke kryer ato .Iki pirdhuni me gjithe gjyqet tuaja.

    Përgjigju
  • Toni: 28/03/2018 00:16

    Bo vrasje te japin 15 vjet. Tjetrson prona prape aq. Toja qenka me e shtrenjte se jeta

    Përgjigju
  • Luli nga fshati: 27/03/2018 21:12

    Vetem Pullumb petritin mos me ngacmoni se e kam klient te regullt te dallavereve me pronat aman...

    Përgjigju
  • Çitjane: 27/03/2018 17:32

    Po 2 zyrtare u denuan ne shkallen e pare edhe qe do falen ne apel. Ku i gjetet 4 o mediat e kazanit?!!

    Përgjigju
  • sapa: 27/03/2018 16:01

    Mund te denohet gjithe shqiperia po pronat a ju kthehen te zoterve?pra asgje nuk eshte zgjidhur!

    Përgjigju
  • Drejtesi: 27/03/2018 15:24

    Futini te gjith Brenda. Do zoti te filloj dhe me politikanet kjo gje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë