TIRANE- Për ish kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, i pandehur për “Shpërdorim të detyrës” 2 herë, dhe mosdeklarim pasurie në kohën kur ishte kryebashkiak, vendimmarrja në GJKKO pritet të jetë shumë shpejt.
Në seancën e parë të themelit mbajtur sot (27 janar) Gjyqtari i themelit Ardit Mustafaj pranoi kërkesën e ish kryebashkiakut për procedurën e gjykimit të shkurtuar. Bashkë me Jorgo Goron, gjykimi me procedurë të shkurtuar do të jetë edhe për ish zyrtarët e tjerë, kokretisht për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi. Ndërsa ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj, do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.
Në seancë ku ishte i pranishëm edhe vetë Goro, i cili prej kohësh ndodhet në spitalin e burgut për shkak të gjendjes shëndetësore, Gjykata vendosi 13 shkurtin ditën kur prokuroria do të japë pretencën.
Tjetërsimi i 10 mijë metrave katrorë
Sipas prokurorëve të Posaçëm, hetimet treguan se Goro përcolli pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një toke bujqësore pronë shtet, në favor të Stavri Mëhillit, në kërkim. Pas kësaj procedure, toka u shit te një shoqëri private me përfaqësues ish-deputetin Artan Gaçin. Në total 10 mijë m2 tokë e tjetërsuar në 2 sipërfaqe të ndryshme, tashme është e sekuestruar me vendim të GJKKO.
Po kështu nga hetimi penal sipas SPAK rezultoi plotësisht e provuar se ish kryebashkiaku ka fshehur dhe nuk ka deklaruar një apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, të cilin e kishte regjistruar ne emrin e një shtetasi tjetër me inicialet G.S.
Në seancën e radhës,të datës 10 shkurt, ora 13.00, Prokuroria e Posaçme do të japë pretencën. Paralelisht Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për ish kryebashkiakun e Himarës.
Akuzat për dosjen e Himarës
Jorgo Goro - me detyre Kryetar i Bashkise
Himare, ne hetim nen masen ‘Arrest me Burg”. Akuzohet per 'Shperdorim detyre ne dy raste” dhe “refuzim per deklarim dhe 'mosdeklarim te pasurise”
Jerasimo Bashi - me detyre Drejtor i Drejtorise se Mbrojtjes dhe Menaxhimit te Tokes, Bashkia Himare. Ne hetim nen masen “Arrest ne shtepi” Akuzohet per “Shperdorim detyre”, kryer ne bashkepunim
Bilbil Aliaj - me detyre Drejtor i ASHK-se (kadastra) Drejtoria Vendore Vlore (ne kohen e ngjarjes), Ne hetim nen masen “Arrest ne shtepi”. Akuzohet per “Shperdorimi i detyres”, kryer ne bashkepunim
Vezir Gjikoka - me detyre Jurist prane ASHK-se Drejtoria Vendore Vlore (ne kohen e ngjarjes). Në hetim nën masën “Arrest në shtëpi”. Akuzohet për “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim
Stavri Mëhilli – Ende në kërkim! Në hetim nën masën “Arrest në burg” në mungesë! Akuzohet për “Falsifikimi i dokumentave”, më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave, ose i formularëve”, më shumë se një herë
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4263
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çarja e ujëmbledhësit të HEC në Bunec, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo: U shkaktua nga mbingarkesa e ujit! Sot po punohet për vlerësimin e dëmeve
21 Janar, 14:32
-
EKSKLUZIVE/ Pamjet me dron, dëmet nga përmbytjet e HEC Sasaj në Bunec! Banorët: Për 1 minutë mund të na kishte zënë brenda, na u bë gjëma (VIDEO)
18 Janar, 11:26
-
Himarë/ U përmbyt rruga e bizneset, KLSH nis auditimin për hidrocentralin e ish-deputetit të PD, Vasil Gjika! Në hetim administratori
17 Janar, 16:59
-
Himarë/ Shembja e ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, nën akuzë administratori i kompanisë! Edhe KLSH nis auditimin për përgjegjësit (EMRI)
17 Janar, 13:18
-
VIDEO/ Momenti i shembjes së murit të ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec
17 Janar, 11:08
-
Çahet muri i ujëmbledhësit të HEC Sasaj në Bunec, derdhen 15 mijë metra kub ujë! Dëmton 10 biznese e 2 familje! Prefekti i Vlorës për Report Tv: Situata nën kontroll
16 Janar, 13:55
-
Video e dhunës barbare ndaj 48 vjeçarit në një berberhane në Tiranë! Biznesmeni Tur Koçeku e 5 nga fisi akuzohen se morën hak për sherrin e bujshëm në Palasë
8 Janar, 10:05
-
Revista australiane '9 Travel': Eksploroni Shqipërinë në 2025
5 Janar, 14:12
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 13:12
-
Tiranë/ Akuzohet nga SPAK për deklarim të rremë, shtyhet përsëri seanca paraprake në GJKKO për Asllan Dogjanin! Solli raport mjekësor
23 Dhjetor 2024, 10:13
-
Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh
22 Dhjetor 2024, 11:20
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor 2024, 12:52