Tkurret popullsia, më pak lindje, rritet vdekshmëria, Nesturi e INSTAT për Report Tv: Ja cilat janë shkaqet

Popullsia e vendit tonë po vjen duke u pakësuar. Nga të dhënat më të fundit të raportit të INSTAT, popullsia e Shqipërisë ka rënë me 0.2 përqind nga viti i shkuar. Majlinda Nesturi, përgjegjësia e statistikave të popullsisë në një intervistë për Report TV tregon se cilat janë disa nga shkaqet e zvogëlimit të popullsisë

Kjo rënie i atribuohet më shumë emigracionit, gjatë vitit të fundit janë larguar 39.900, ndërsa janë kthyer 25.000, të moshës 15-20-49 vjeç, ndër ta dominojnë meshkujt.

Majlinda Nesturi

Sëmundjet e qarkullimit të gjakut si edhe tumoret mbeten disa prej shkaqeve prej të cilave ka vdekshmëri më të lartë. Referuar statistikave të INSTAT qarku me më shumë vdekje në Shqipëri mbetet Tirana, i ndjekur më pas nga Fieri dhe Elbasani.

Ndërkohë, nga të dhënat më të fundit INSTAT njofton se lindjet janë në rënie dhe familjet shqiptare gjithmonë e më tepër po lindin më pak fëmijë.

Çiftet shqiptare nuk e riprodhojnë më veten e tyre. Në 2017, numri i fëmijëve për një grua ka qenë 1.48, shumë larg normës së zëvendësimit.

Majlinda Nesturi

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2017, numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri është 22.232, duke shënuar një rritje prej 3,9%, krahasuar me vitin paraardhës. Sipas gjinisë, numri i vdekjeve të raportuara për meshkujt është 11.610, 2,9% më shumë se në vitin 2016 dhe për femrat 10.622, 5,1% më shumë se në 2016.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë