Tmerret e Troshanit, u arrestua
20 vjeç dhe u dënua me vdekje

Tmerret e Troshanit, u arrestua<br />20 vjeç dhe u dënua me vdekje
Vlerësimi i klerit shqiptar Dom Ernest Troshani nga Papa Françesku me gradën kardinal dëshmon sakrificat për Kishën Katolike sidomos me martirizimin e tij gjatë komunizmit.

Jeta e Dom Troshanit ka qenë e lidhur në mënyrë të pandashme me Urdhrin Françeskan, kur hyri në kolegj në moshën 10-vjeçare. Ishte vetëm 20 vjeç, kur Komunizmi nisi një fushatë të gjerë spastrimi kundër çdo lloji rezistence, laike apo fetare.

Kisha Katolike qe institucioni që u pa si më i rrezikshmi në Shqipëri. Në ato vite Dom Troshani shërbente në fshatrat Kakarriq, Gocaj, Kukul, Barbullush, të Shkodrës.
Paranojake siç qe, qeveria komuniste vendosi si kusht të prerë shkëputjen e marrëdhënieve të varësisë së katolikëve shqiptarë me Vatikanin. Asnjë prej klerikëve nuk e pranoi.

Regjimi nisi të pushkatonte At Anton Harapin, futi në burg At Viçens Prennushin, kishte dënuar me vdekje At Gjon Shllakun, kishte arrestuar At Çiprian Nikën dhe pjesën dërrmuese të hierarkisë së Kishës Katolike.

Persekutimi i Dom Ernestit filloi natën e Krishtlindjes së vitit 1963, kur, vetëm për shkakun se ishte prift, u arrestua dhe u hodh në qelinë e izolimit, u torturua dhe u dënua me vdekje.

Dënimi me vdekje u shndërrua në 25 vjet me punë të detyruar e nga më të rëndat në miniera e në gjirizet e Shkodrës. Pas dënimit Troshanin e dërguan në kampet e punës, Rubik, Laç, Elbasan dhe në fund e burgosën në kampin famëkeq të Spaçit.

Pas këtij kalvari të dhimbshëm më 5 shtator 1990, arriti lirimi i shumëpritur dhe Dom Ernesti filloi të kremtonte haptas meshë, shërbim, që nuk e kishte ndërprerë kurrë as në burg.

Dita më e lumtur e ditës së tij ka qenë kur mbajti meshën e parë me 30 qershor të vitit 1990, në Velipojë. Ndërsa më 21 shtator 2014 ai dëshmoi para Papës Francesku vuajtjet e tij dhe të Kishës Shqiptare përgjatë komunizmit. Në mediat e gjithë botës u përhap lajmi i përqafimit të përzemërt dhe përlotja e Papës në takimin me dom Ernest Troshanin. 

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët