Toka në Gjirin e Lalzit, bashkia e
Durrësit: Trualli jo në pronësinë tonë

Bashkia e Durrësit ka reaguar pas sekuestros nga Gjykata e këtij rrethi ndaj 45 000 m2 truall në Gjirin e Lalzit. 

Duke iu referuar procesit gjyqësor mes paditësit Pal Seçuni dhe bashkisë Durrës, kjo e fundit shpjegon se ngastra pyjore nuk ka qenë në procesi të kësaj njësie vendore, gjatës kohës kur është zhvilluar gjyqi. Sipas Bashkisë, trualli i ka kaluar në pronësi 3 muaj pas dhënies së vendimit në favor të paditësit Pal Seçuni.

Toka në fjalë është bërë shkak për konfliktin mes pretendentit për pronën dhe kompanisë së ndërtimit OMNIX Albania me përfaqësues biznesmenin libanezo-amerikan, Faad Mitri. Ky i fundit u dhunua barbarisht dy javë më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa autorët i kërkuan të largohej nga Shqipëria dhe të ndërpriste punimet në Lalëz. 

Reagimi i Bashkisë Durrës:
"Në lidhje me çështjen gjyqësore para Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës me palë paditëse Pal Seçuni dhe i paditur Bashkia Durrës, Avokatura e Shtetit Durrës, kërkojmë të sqarojmë opinionin publik si më poshtë
 
Pyjet dhe kullotat publike janë transferuar në pronësi të bashkive (konkretisht Bashkisë Durrës) me VKM nr. 433, datë 08.06.2017. Procesi i marrjes në dorëzim të fondit pyjor sipas kësaj VKM-je akoma nuk ka përfunduar.
 
Procesi gjyqësor civil i diskutuar dhe i bërë publik në disa media, ka nisur më datë 16.07.2015 dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës së Shkallës së Parë ka nr. 457, datë 25.03.2016.
 
Pra, si gjatë gjykimit të cështjes edhe kur ka përfunduar ky gjykim civil në datën 25.03.2016, ngastrat pyjore nuk ishin në pronësi të Bashkisë Durrës, pasi ato i janë kaluar bashkisë më vonë në kohë, konkretisht me VKM nr. 433, datë 08.06.2016".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti