Vete kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi ka deklaruar se procesi i ujitjes dhe vaditjes është një problem, sidomos për periudhën e verës, ku tokat bujqësore kanë nevojë për vaditje.
Pikërisht për të shmangur situatë problematike për fermerët e zonës, janë krijuar grupet e posaçme të punës për stabilizimin e situatës së ujitjes.
Sipas kryebashkiakes, këto masa u morën pikërisht sapo qeveria ja kaloi përgjegjësinë Bashkisë së Roskovecit.
“Roskoveci kryesisht, dhe më shumë ndoshta se bashkitë e tjera, ka një sipërfaqe të gjerë dhe ka një popullsi e cila merret kryesisht me bujqësi. Përsa i përket ujitjes dhe kullimit, është shumë e vërtetë që me ndarjen e re administrativo-territoriale kryetarët e rinj të bashkive, me një vit tashmë në detyrë, kanë marrë hap pas hapi një sërë kompetencash të reja. Një nga këto është edhe kalimi i përgjegjësisë për ujitjen dhe kullimit” tha ajo.
Fermerët shprehen se puna për pastrimin e kanaleve duhet të ishte nisur vite më parë që të mos shkatërroheshin në këtë gjendje.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)