Një libër i  cili do të rezultojë një “bombë” e vërtetë tregon sesi çifti Blair ka arritur të vendosë pasuri marramëndëse pasi ai u largua nga detyra e Kryeministrit si dhe për një divorc të mundshëm të tyre.

Një fakt i tillë nuk duket vetëm tek Tony por edhe tek bashkëshortja e tij Cherie. Zonja Blair ka arritur të fitojë një kontratë ligjore mjaft fitimprurëse me qeverinë shqiptare, vetëm pak më vonë se një vit pasi bashkëshorti i saj ka nisur detyrën e tij si këshilltar i Kryeministrit Rama. Firma e saj ligjore “Omnia Strategy” është zgjedhur të veprojë në Shqipëri në një mosmarrëveshje ligjore prej £250 million.

Gjithashtu në këtë libër thuhet se çifti është drejt divorcit. Përplasje mes tyre kanë nisur pas zërave se Tony Blair ka patur marrëdhënie Wendi Deng, ish bashkëshorten e manjatit të mediave, Rupert Murdoch, ku Blair ishte mik i familjes, deri në çastin kur u komentua për këtë histori dashurie.  Prej kohësh çifti nuk është parë më së bashku duke ju dedikuar secili fitimit të të ardhurave por të ndarë nga njëri-tjetri. 

tony blair


tony blair

tony blair

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)