Topalli i kundërpërgjigjet Bashës:
PD ka rënie, të shohim nga vetja

Topalli i kundërpërgjigjet Bashës:<br />PD ka rënie, të shohim nga vetja
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli shpreh trishtim për rezultatin e Partisë Demokratike në rang kombëtar, ndërsa ironizon deklaratën e kreut të PD-së për fitimin e zgjedhjeve. Topalli i kundërpërgjigjet analizës së Bashës duke thënë se PD nuk ka rritje, por rënie dhe se harta e bashkive në vend është krejt mavi.

Duke i kthyer përgjigje Lulzim Bashës për deklaratën e bërë për rezultatin e zgjedhjeve, Topalli thekson se PD as nuk ka fituar dhe as nuk ka bërë hap të madh përpara. Sipas përllogaritjeve të Topallit, PD ka marrë -11% më pak ose 169 mijë vota sa i takon votimit për kandidatët në 61 bashkitë e vendit. 

"Jam e trishtuar për rezultatin në shkallë Republike. Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 nuk plotësuan standardet , por edhe kjo nuk është se na zuri gafil. Ne nuk kemi fituar dhe as nuk kemi bërë hap të madh përpara. Nëse diferenca është ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vërtetë kemi shtuar vota, por kryesisht se ASHE ka humbur më shumë se kemi shtuar ne. Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 169 mijë vota”, shprehet Topalli.
 
Ajo nënvizon se, opozita ka pësuar një humbje dërrmuese duke u shpreh se, koalicioni i PD-së ka marrë minus 482 mijë vota. Në fund, Topalli kërkoi që PD të bëjë autokritikë.

“Ne kemi humbur në shumicën absolute të bashkive. Harta është pothuaj krejt mavi dhe si PD kemi -20%, ndërkohë si koalicion jemi me minus 482 mijë vota. PD ka një betejë të vështirë përpara. Por, PD duhet të shikojë më shumë nga vetja”, përfundon deputetja e PD-së.

Deklarata e plotë e Jozefina Topallit:
 
Mbreme pas mesnate shume te rinj me uronin pas nxjerrjes se rezultatit perfundimtar per Shkodren. Ato kishin qene edhe komisionere dhe me te drejte ishin aq te lumtur qe ia kishin dale me nje rezulat pozitiv per qytetin tone te dashur.I njoh personalisht keto te rinj e te reja ,e dij sa idealiste jane, sa i shkelqen fetyra nga shpresa per jeten edhe pse shume jane te papune, e dij sa shume kane punuar, e mbi te gjitha e dij sa borxh i kemi ketij brezi.
E kuptoj se duke qene me dite te tera te perfshire ne procesin e numerimit ndoshta nuk kane ndjekur rezultatet ne gjithe Shqiperine, ndoshta mbreme ishin aq te gezuar sa nuk kujtoheshin per rezultatet ne teresi, ndoshta ndonjeri kishte lexuar me titra ose kishte mdegjuar se ne shkalle Republike , PD kishte bere hap para, apo se kjo ishte fitore,
Nje tjeter jo i ri me tha : a te kujtohet '91? Edhe atehere ishte pothuaj vetem Shkodra...dhe ..shtoi ..."por....ne ate kohe ishte kohe idealesh , ne ate kohe kishte shprese..ne ate kohe ."....dhe nuk e zgjati se krahasimi e pa se nuk shkonte.
Une me shpirt i pergezova te rinjte dhe po ashtu falenderoj qytetaret e Shkodres, demokratet, komisioneret, numruesit, vezhguesit dhe i uroj suksese e pune te mbare Voltana Ademit.
Por une jam e trishtuar per rezultatin ne shkalle Republike.
Me mire se kushdo tjeter e dij sa e veshtire eshte te jesh ne gare kur vota blihet, kur bandat intimidojne e frikesojne.Por kete e dinim, qe nga qershori i 2013 dhe me pas ne zgjedhjet e Korces kur u pa me ze dhe figure si blihej vota.
Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 nuk plotesuan standartet , por edhe kjo nuk eshte se na zuri gafil.
Ne nuk kemi fituar , dhe as kemi bere hap te madh perpara.
Nese diferenca eshte ulur tek kandidatet ajo ka ardhur se vertet kemi shtuar vota , por kryesisht se Ashe ka humbur me shume se kemi shtuar ne.
Por edhe tek vota e kandidateve ne jemi minus 11%, apo minus 169 mije vota.
Ne kemi humbur ne shumicen absolute te bashkive. Harta eshte pothuaj krejt mavi dhe si pd kemi 20%, nderkohe si koalicion jemi me minus 482 mije vota.
PD ka nje beteje te veshtire perpara. Por PD duhet te shikoje me shume nga vetja.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion