Topalli në Shkodër: Punësimi,
prioritet në mandatin e tretë

Topalli në Shkodër: Punësimi,<br />prioritet në mandatin e tretë
SHKODER - Kryeparlamentarja e Shqipërisë Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim me banorët e rajonit nr 3 në qytetin e Shkodrës.

Përpara banorëve të këtij rajoni, Topalli ka theksuar se tashmë pas ndërtimit të infrastrukturës në të gjithë republikën e Shqipërisë, një nga prioritetet kryesore të qeverisë Berisha mandatin e ardhshëm është punësimi, ku kryeministri Berisha ka premtuar hapjen e 250 mijë vendeve te reja pune.

Topalli i ka kërkuar banorëve të kësaj zone që me 23 qershor, t’i drejtohen qendrave te votimit sëbashku me personat të cilët në 2009 nuk morën pjesë në votime.

Të pranishmit janë përshendetur edhe nga kandidatët për deputetë të qarkut Shkodër, ndërsa kandidatja Voltana Ademi i ka premtuar kësaj zone se në mandatin e ardhshëm, legalizimet do t’i jepen të gjithë banorëve të këtyre lagjeve periferike.

Redaksia Online
(u.s/b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje

Ushqimet po importohen me lirë, por për konsumatorët ofrohen me rritje