Topalli për Report Tv “rezerva” me PD: Për diasporën jemi vonë! Duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm

Partia Demokratike po ndjek me interes shifrat e emigrantëve që kanë nisur regjistrimin në KQZ për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit.

Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli thotë në një intervistë për Report Tv se vota e emigrantëve do të jetë faktor kyç në zgjedhjet e pranverës.

“Unë e konsideroj një sfidë planetare, një shteg që nuk është shkelur më parë. Diaspora do të jetë faktorë për disa arsye, vetë procesi politik i bën faktor, për të bërë rotacionin, ata nuk kanë ikur nga qejfi, por mos-mundësia për të ndërtuar jetën në Shqipëri”, shprehet Topalli.

Me shqetësim, Topalli po sheh aktivitetin e PS për të thithur votën e emigrantëve. Ajo akuzon se socialistët po përdorin ambasadat, presionin ndaj administratës dhe takimet e luksit.

Jo pak skeptike është edhe për vetë PD-në. Ajo thotë se puna me diasporën nisi vonë.

“Është fakt që PD ka nisur më vonë sesa PS përgatitjet, sepse ne para 1 muaji kemi qenë parti e arrestuar. Në këto kushte po bëhet maksimumi, por ndihem mirë që kryetari ka mbledhur deputetët, grupin parlamentar, kryesinë për t'i angazhuar sepse duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm, por takime shpejt do të ketë edhe nga deputetët, po përpiqemi të rikuperojmë, jemi në garë me kohën, e vetmja gjë që ata na mundin është paraja e luksi, këtu nuk i kapim dot”, thotë për Report Tv, Jozefina Topalli.

Drejtuesja e PD për diasporën, të cilës Sali Berisha i ka besuar sfidën me Taulant Ballën, që nga ana tjetër drejton fushatën me emigrantët në kampin e majtë, thotë se domosdoshmëri është edhe përfshirja në listat e kandidatëve të përfaqësuesve të diasporës

G.M./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 14/01/2025 16:07

    Shqiptaret nuk po ikin keto 13 vitet e fundit. Edhe ti bashke me ata te partise tende je shkaktare per kete situate, ndaj mos na shisni pordhe me rigon sikur po ju ndjen shume per diasporen.

    Përgjigju
    • Elektriku: 14/01/2025 19:08

      Ketyre, qe tamam jane pordha me rigon, fiks qe nuk ua ndjen fare per diasporen. Po mbaj mend, dhe kete diaspores nuk ja ndjen 100 fish. te japim vota per kete politike qe eshte aty tashti?! ma va ....

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë